Sidrit Bejleri njihet për statuset dhe shkrimet e ti një rrjetet sociale, në të cilat është mjaft i ndjekur.
Tash e sa kohë, ai në bashkëpunim me Elvis Naçin janë realizues të një emisioni humanitar, i cili ka krijuar shikueshmëri të madhe në internet.
Së fundmi, ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një video nga një debat i zhvilluar ditë më parë në emisionin “Top Show Magazine”
Bëhet fjalë për një debat mes analistit Dritan Shano dhe Xheni Karajt, aktivistes së dytë të LGBT-së në Shqipëri.
Kjo e fundit citonte se ajo dhe partnerja e saj kanë të drejtë të martohen dhe të kenë familje pavarësisht se i takojnë seksit të njëjtë.
Ndërsa këngëtari Bejleri në videon e publikuar në Instagram, ka treguar se mban të njëjtin qëndrim me Dritan Shanon.
“Jo! Sepse më vonë do kërkoni të birësoni fëmijët e dikujt tjetër, që vetë normalisht nuk mund t’i përftoni pa u çiftëzuar me gjininë e kundërt dhe kështu rrezikoni të hapni një vrimë në varkën që quhet Botë dhe kështu t’i jepni fund gjithçkaje, të ndaloni së ekzistuari atë që quhet vazhdimësi”, ka shkruar Sidriti.
https://www.instagram.com/p/Bg67rKrhemP/?taken-by=sidritbejleri
Link: https://www.instagram.com/p/Bg67rKrhemP/?taken-by=sidritbejleri
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdvC1hOhOfu/?taken-by=sidritbejleri