Ethet e eliminimit dhe Gara për trofeun e madh të “Dancing with the stars” sa vjen e bëhet më e fortë.
Emocionet e sfidës nisin të penalizojnë konkurrentët, e pikërisht këtu një nga personazhet do të duhet të ndërpresë garën e kërcimit.
Dhe ashtu sikurse kërkon formula, një nga yjet largohet nga gara për çmimin e madh. Rike Roçi eliminohet pasi doli në dance off me Kristi Popen, që u shpëtua unanimisht nga juria.
Për bukuroshen që do t’i mungojë teatrit të kërcimit kjo ka qenë një përvojë sa e vështirë aq edhe e bukur. Sipas Rikes daljet shpesh herë në dance off e ezauruan fizikisht, e përpos kësaj rrymat muzikore të papërshtatshme me të e penalizuan.
Link: https://youtu.be/QfBB_i2vdSU?t=15
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BguBLJKFOpb/?taken-by=rikerocireal