Ajo u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother. Tashmë Xhensila Pere është merr herë pas here vëmendje mediatike për hir të materialeve pikante që publikon në profilet e saj në rrjetet sociale. Po ashtu edhe jeta e saj private nuk mbetet pa komentuar edhe pse ajo përpiqet të tregohet mjaft e rezervuar.
Por ja që paska nga ata meshkuj me një pasjon të papërmbajtshëm për Xhensilën.
Dikush i ka lënë ish banores një shkrim mbi murin e shtëpisë në Pogradec.
“Të lutem bëhu e imja, G.B”, ka shkruar ai. Xhensila e ka shpërndarë këtë në Instastory dhe pyet ndjekësit, “ç’është ky G”, me një batutë e filmit “Zonja nga qyteti”.
Link: https://www.instagram.com/xhensilapere_/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjH9nGVFXSy/?taken-by=xhensilapere_