Baby G ditën e djeshme ka patur një konflikt të rëndë me mikeshën e saj të ngushtë Bleta Gashi, por tani po shijon jetën në Dubai.
Mbrëmjen e kaluar publikoi disa pamje në Instastory ku shfaqej me fasho dhe e gjakosur, ndërsa sot ka treguar se po kënaqet në Emiratet Arabe me makina luksoze dhe po merret me muzikë.
Sipas Baby G, ishte Bleta ajo që e sulmoi pasi hëngri ushqim në makinën e saj dhe zgjodhi ta tregojë historinë e saj pasi nuk do që njerëzit të kenë miqtë e gabuar.
”Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga Bleta Gashi, e cila më rrahu me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj historinë time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë femër nuk duhet të përjetojë këtë. Dhe unë kam njerëz, por nëse ju jeni vetëm 1. Çfarë duhet të bëja????”, ka shkruar Baby G duke shtuar se Bleta e la në autostradë pasi e rrahu.
Nuk ka munguar reagimi i Bletës, ndërkohë që cështja e tyre po shqyrtohet në polici.
“Unë nuk e kuptoj se si njerëzit mund të gënjejnë dhe të luajnë rolin e viktimës. Unë kurrë nuk do të mund të godisja askënd e para dhe unë nuk kam arsyeja të xhelozoj për ty. Ti je e pasjellshme para meje dhe para familjes dhe dalja para mediave si viktimë është turp për ty Baby G.
Baby G unë nuk dua të flas shumë për ty se çfarë personi je. Të gjithë e dinë çfarë aktore je dhe e vërteta do të dalë së shpejti. Ti mund t’i gënjesh të tjerët por jo edhe zotin”, shkruajti Bleta si kundërpërgjigje.
https://www.instagram.com/p/BjcdZBJBHNe/?taken-by=babygee
Link: https://www.instagram.com/p/BjcdZBJBHNe/?taken-by=babygee
Link: https://www.instagram.com/babygee/
Link: https://www.instagram.com/iambletagashi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhrJQe-hrHb/?taken-by=babygee