0
0
Në emisionin me fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’ gjatë mbrëmjes së djeshme ishte e ftuar bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.
Si çdo i ftuar edhe Linda Rama u vu përballë pyetjeve thumbuese të fëmijëve. Ndër të tjera gjatë intervistës ajo tregoi se pasi u bë gruaja e kryeministrit duhej të hiqte dorë nga disa gjëra.
“Unë e dua profesionin tim dhe nuk kam hequr dorë, por kam hequr dorë nga gjërat e tjera që mendoj se ia vlen të heqësh dorë. Unë kam kam dhënë mësim për shumë vite, ndërsa tani nuk jap më sepse nuk kam shumë kohë, kështu që nga kjo kam hequr dorë”, tha zonja e kreut të shtetit.
Link: https://youtu.be/in6DnTr_iSw?t=974
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan