Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë protagonisht i një ngjarje të papritur në emisionin “Kojshia Show”.
Realizuesit e emisonit kishin menduar ti bënin një kamera të fshehtë këngëtarit, por jo gjithçka shkoi sipas planit.
Në një moment një vajzë e re hyn në studio dhe thotë: “Unë me Shpatin kemi diçka pak më të ngushtë, janë gjëra serioze, familjare, i kemi hyrë shumë thellë muhabetit, është serioze kjo temë. Thjesht Shpati nuk do ta pranojë, nuk e di se cilat janë arsyet. Ne po presim një bebe”, u shpreh vajza.
Teksa moderatori i përmendi dhe ish-partneren e tij Afërdita Dreshaj, Shpati nuk e priti aspak mirë këtë shaka, duke thënë see kishin tepruar dhe sakaq bëri të dalë nga studio ndërkohë që moderatori e tërhiqte nga krahu.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Q0ZtVo1lOIU
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmebwKXHU8h/?taken-by=shpatkasapi85