0
0
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Eliza Hoxha zyrtarizoi ditën e sotme hyrjen e saj në politikë.
Ajo është bërë pjesë e ‘PDK-së’ lajm të cilin e dha vetë Kryetari i Partisë Kadri Veseli.
“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet” – deklaroi Veseli në postimin e bërë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqFlxZ8nxjv/