Këngëtari i njohur Sam Smith, gjatë një interviste për mediat, pranoi se ka pasur pasiguri me trupin e tij. Madje ai pohoi se kur ishte adoleshent i është nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit.
Por siç duket, këngëtari i ka zhdukur ato komplekse me trupin e tij, pasi ka pozuar në Instagrma vetëm me të brendshme, duke i ndarë foto para mijera ndjekësve.
26-vjeçari ka postuar në Instagram disa foto ku shfaqet gjysmë nudo, ndërkohë që ka inkurajuar fansat e tij që të bënin “kërcimin e barkut të fryrë”.
Në një video të postuar në “Instastory”, Smith shfaqet para pasqyrës së tualetit duke kërcyer, e në të shkruante: “Ndihem i fryrë pas fluturimit tim, kështu që mendova të postoj një selfie para pasqyrës të gjoksit tim seksi të fryrë, sepse jemi miq. Më në fund”.
Link:https://www.instagram.com/stories/samsmith/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvuiHeeAmqS/