Home Aktualitet U hodh në det për të shpëtuar qenushët e saj, humb jetën modelja
U hodh në det për të shpëtuar qenushët e saj, humb jetën modelja
0

U hodh në det për të shpëtuar qenushët e saj, humb jetën modelja

0
0

Një modele braziliane u mbyt pasi u hodh në det gjatë një stuhie për të shpëtuar qenushët e saj.

Caroline Bittencourt, 37 vjeç, u hodh në det të dielën, në Sao Paulo, në përpjekje të dështuar për të shpëtuar dy qenushët, të cilët ishin rrëzuar në det nga era.

Trupi i 37-vjeçares u gjet në det pasditen e së hënës dhe u tërhoq jashtë. Në anijen në të cilën po udhëtonte modelja ishte dhe bashkëshorti i saj Jorge Sestini.

Jorge u hodh në ujë për ta shpëtuar, por stuhia e fortë i ndau nga njëri-tjetri. Atij iu desh të notonte 3 orë drejt bregdetit për të mbijetuar.

Agjentja e Caroline Andreia Boneti tha se burri i saj ishte në një “gjendje shoku”.

“Jorge u përpoq ta shpëtojë. Ai e pa Carolinën të mbytej dhe nuk ishte në gjendje ta shpëtonte. Ishte një moment i tmerrshëm për të.” shtoi agjenti.

https://www.instagram.com/p/BmssC55nc-z/

Link: https://www.thesun.co.uk/news/8968095/missing-brazil-model-caroline-bittencourt-dead-sao-paulo/? https://www.instagram.com/p/BmssC55nc-z/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwqLvIvlt1i/