Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha, publikoi pak ditë më parë një foto duke perfomuar në Kanë, të Francës.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen, ishin komentet e shumta rreth peshës trupore të Bebe Rexhës.
Njëri koment në veçanti që e lëndoi këngëtaren ishte “Po shëndoshesh shumë, trashaluqe.” Bebe nuk është kursyer ndaj komentuesit duke reaguar ashpër.
“Humbja e peshës është një k*rvë. Më pëlqen të ha dhe nuk do ta mohoj këtë. Por, ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni! Prandaj unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por ,kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam marrë shumë peshë, por e kam shumë e vështirë ta humbas. Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Por është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri vetëm sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem, do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija,”– shkruan Bebe Rexha në profilin e saj në Instagram.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BynNDLYleHb/