Home Tag "më e paguara në botë"

Ja pse Kendall Jenner u shpall modelja më e paguar 

0
 Kendall Jenner po thyen çdo parashikim, pasi u vendos në krye të listës së modeleve më të paguara në botë për vitin 2017, duke ‘goditur’ supermodelen Gisele Bundchen.  Por cila është vlera  neto e mbretëreshës së pasarelave?! Sipas listës së Forbes mbi ‘Modelet më të pagaura të 2017’, Jenner fitoi 22 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar.  Të ardhurat e saj vijnë nga modelimi, pasi është një nga modelet më të kërkuara, nga reklamat që bën për 85 milionë ndjekësit e saj në Instagram, si edhe është në marrëveshje me kompanitë si Estée Lauder, La Perla dhe Adidas.  Nuk duhet harruar linja e veshjes Kendall + Kylie, si edhe që ajo është një nga yjet e televizioneve me pjesmarrjen e saj në emisionin Keeping Up With the Kardashians.  Në vitin 2016, Jenner fitoi 17 milionë dollarë dhe ishte modelja e tretë më i paguar në botë.  Burimi i lajmit dhe fotos: https://www.forbes.com/sites/natalierobehmed/2017/11/21/highest-paid-models-2017-kendall-jenner-ousts-gisele-with-22-million/#4302b07a2b5c