Një moment i pazakontë nga episodi I podcastit ’New Heights’ ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale. Gjatë një bisede me vëllain e tij Jason, Travis Kelce, ylli i Kansas City Chiefs, rrëzohet në dysheme pasi karrigia ku ishte ulur thyhet papritur.
Situata u shoqërua me të qeshura nga të dy vëllezrit, duke e kthyer incidentin në një moment argëtues për publikun.
Megjithatë komenti I Travis Kelce pas rrëzimit ishte ai që nxiti më shumë reagime. Mes humorit ai u shpreh: Taylor do të më vrasë
Deklarata u interpret nga ndjekësit si një refererncë ndaj partneres së tij, këngëtares Taylor Swift. Pamjet janë bërë virale dhe po komentohen gjerësisht në rrjete sociale, përpara trasmetimit zyrtarë të episodit.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DPEQAkZDkEC/?hl=en&img_index=1