Spekulimet për prezantuesen e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë rikthyer në vëmendje emrin e moderatores së njohur Arbana Osmani. Prej disa kohësh në media është përfolur se ajo mund të marrë drejtimin e spektaklit, duke zëvendësuar moderatoret e dy edicioneve të para.
Sezoni i parë i formatit u moderua nga Fjoralba Ponari, ndërsa në sezonin e dytë drejtimin e mori Luana Vjollca. Për sezonin e tretë, disa media kanë raportuar se producentët mund t’i besojnë moderimin Arbanës, megjithatë deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas një postimi të fundit të moderatores në Instagram. Në foton e publikuar, Arbana shfaqet me çizme të mbuluara me baltë, një detaj që ka nxitur reagime dhe komente nga ndjekësit. Më pas ajo postoi një foto tjetër me fustan, ku vihet re qartë se do të jetë prezantusja e ardhsme e këtij formati. Sukseis prite të jetë i madh këtë vit.
Shumë fansa e kanë lidhur këtë imazh me konceptin e programit “Ferma VIP”, i cili zhvillohet në një ambient rural dhe përfshin aktivitete në natyrë, shpesh në kushte të tilla si balta dhe puna në fermë.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse postimi i Arbanës është një sinjal i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen e saj në projekt apo thjesht një moment i zakonshëm nga përditshmëria e saj.
Për momentin, publiku dhe fansat e formatit do të duhet të presin një njoftim zyrtar për të mësuar se kush do të jetë në krye të moderimit të “Ferma VIP 3” në sezonin e ardhshëm.
Burimi: https://www.instagram.com/p/DVqQa2diLwk/?img_index=1