Home ShowBiz Tayna shpreh hapur admirimin për Mimoza Ahmetin: “Kur të rritem dua të bëhem si Moza”
Tayna shpreh hapur admirimin për Mimoza Ahmetin: “Kur të rritem dua të bëhem si Moza”
0

Tayna shpreh hapur admirimin për Mimoza Ahmetin: “Kur të rritem dua të bëhem si Moza”

0
0

Reperja e njohur shqiptare Tayna ka tërhequr vëmendjen e publikut me një deklaratë të sinqertë dhe plot admirim ndaj poetes Mimoza Ahmeti, e cila aktualisht është pjesë e spektaklit “Ferma VIP”.

Artistja ka zbuluar se është ndjekëse e rregullt e këtij formati dhe ka një preferencë të qartë mes konkurrentëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një video të Mimoza Ahmetit, duke e vlerësuar për natyrën e saj të lirë, autentike dhe pa filtra.

Në përshkrimin që shoqëronte videon, Tayna është shprehur: “Kjo gru m’u ka bo inspirim. Kur t’rritna, mundsisht du m’u bo si Moza. E du”.

Ky reagim është bërë viral në rrjet, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke nxitur komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar si me mbështetje, ashtu edhe me diskutime rreth deklaratës së artistes.

Mimoza Ahmeti mbetet një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni të “Ferma VIP”, ndërsa mbështetja publike nga emra të njohur si Tayna duket se po e rrit edhe më shumë interesin për të.

Burimi: https://www.instagram.com/tayna/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/tayna/?hl=en