Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë; Parashikohet që vranësirat të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë duke sjellë reshje shiu KU më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër; Pjesa e dytë të ditës; do të sjellë largim gradual të vranësirave dhe shirave nga ultësira perëndimore duke i zhvendosur ato drejt gjysmës Lindore të Shqipërisë; Gjatë orëve të vona të mbrëmjes parashikohet largim i vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 0°C temperatura më e ulët e shënuar në Dibër NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 17°C përkatësisht në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht; me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
Burimi: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-2-prill-2026/
Foto: Freepik.com