Home Lifestyle Parashikimi i motit 3 Prill 2026
Parashikimi i motit  3 Prill 2026
0

Parashikimi i motit 3 Prill 2026

0
0

Sipas MeteoAlb, kushtet atmosferike në territorin shqiptar këtë të premte do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Vranësirat do të jenë më të theksuara në gjysmën lindore të vendit, duke sjellë mundësi për reshje të pakta shiu, si edhe dëborë në zonat e thella malore. Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites pritet përmirësim i motit, me largim gradual të vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten pothuajse të pandryshuara në mëngjes, ndërsa në mesditë do të shënojnë rritje, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 18°C ajo maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, duke sjellë dallgëzim të moderuar në brigjet detare, deri në 2 ballë.

Burimi:https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-3-prill-2026/

Foto: Freepik.com