Home ShowBiz Bes Kallaku shfaqet për herë të parë publikisht me partneren e re dhe nënën e tij
Bes Kallaku shfaqet për herë të parë publikisht me partneren e re dhe nënën e tij
0

Bes Kallaku shfaqet për herë të parë publikisht me partneren e re dhe nënën e tij

0
0

Pas një periudhe të vështirë personale dhe ndarjes së bujshme nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku duket se ka gjetur sërish lumturinë në jetën private.

Aktori i njohur i humorit ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa momente të ëmbla familjare, ku për herë të parë është shfaqur publikisht pranë partneres së tij të re.

Edhe pse Besi ka zgjedhur ta mbajë ende diskret identitetin e saj, pasi ajo shfaqet me shpinë në fotografi, pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në një nga imazhet më të komentuara, partnerja e tij shihet pranë nënës së aktorit, e cila shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft e afërt me të.

Fotot lënë të kuptohet se partnerja e re tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e rrethit familjar të Besit, ndërsa marrëdhënia mes tyre duket më e konsoliduar se kurrë.

Për ta bërë edhe më emocional këtë prezantim publik, Bes Kallaku ka ndarë një dedikim romantik krahas një fotografie bardh e zi.

“Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën”, shkroi ai.

Postimi është pritur me reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e tij, të cilët kanë uruar aktorin për këtë kapitull të ri në jetën personale.

Burimi https://www.instagram.com/bes_kallaku/

Foto; https://www.instagram.com/bes_kallaku/