Puthja e një bebeje është një gjest i natyrshëm dashurie për prindërit dhe familjarët, por ekspertët paralajmërojnë se në muajt e parë të jetës duhet treguar shumë kujdes. Sistemi imunitar i të porsalindurve nuk është ende i zhvilluar plotësisht, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe viruseve që për të rriturit mund të jenë të padëmshme.
Sipas specialistëve të shëndetit, një nga rreziqet më serioze lidhet me virusin herpes simplex (HSV-1), i cili mund të transmetohet përmes një puthjeje në fytyrë apo buzë. Në raste të rralla, por të rënda, ky virus mund të shkaktojë komplikacione serioze tek foshnjat, përfshirë infeksione në tru dhe organe të tjera jetike. ()
Ekspertët rekomandojnë që prindërit dhe familjarët të shmangin puthjet pranë gojës së bebes dhe të preferojnë zona më të sigurta si balli apo koka. Gjithashtu, këshillohet që personat e sëmurë apo me simptoma si temperaturë, kollë apo herpes në buzë të mos kenë kontakt të afërt me të porsalindurit.
Çfarë duhet shmangur?
- Puthjet në buzë apo pranë gojës së bebes
- Kontakti me persona të sëmurë
- Prekja e foshnjës pa larë duart
- Ekspozimi i bebes ndaj shumë njerëzve në javët e para
Mjekët theksojnë se dashuria dhe afeksioni mund të tregohen edhe pa rrezikuar shëndetin e foshnjës. Kujdesi dhe higjiena janë mënyra më e mirë për të mbrojtur të vegjlit në muajt e parë të jetës.
Sipas një artikulli të publikuar nga “Gavi – The Vaccine Alliance”, foshnjat në tre muajt e parë janë shumë më të pambrojtura ndaj infeksioneve, pasi sistemi i tyre imunitar nuk është ende i fortë për të luftuar viruse si herpesi.
Burimi; https://www.gavi.org/vaccineswork/why-you-should-never-kiss-baby
Foto; Freepik.com