Home ShowBiz Klodi dhe Elijona ndajnë një tjetër moment romantik, videoja bën xhiron e rrjetit
Klodi dhe Elijona ndajnë një tjetër moment romantik, videoja bën xhiron e rrjetit
0

Klodi dhe Elijona ndajnë një tjetër moment romantik, videoja bën xhiron e rrjetit

0
0

Romanca mes Klodit dhe Elijonës po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, ndërsa dyshja po shfaqen gjithnjë e më të afërt edhe jashtë kamerave.

Së fundmi, ata janë parë së bashku në “Alba Festival”, ku nuk munguan momentet e afërsisë që u komentuan gjerësisht nga fansat. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe një video e publikuar nga Klodi në TikTok, ku Elijona shihet duke drejtuar makinën, ndërsa ai i kap dorën dhe e vendos mbi këmbën e tij.

Videoja është shoqëruar me mbishkrimin “Princesha pasagjere”, një batutë që lidhet me rolet e ndërruara mes tyre gjatë udhëtimit.

Çifti konfirmoi lidhjen pak kohë më parë, pas spekulimeve dhe afrimitetit që kishin shfaqur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova 4”. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Elijona kishte shprehur hapur pëlqimin për Klodin, ndërsa ky i fundit ishte në një lidhje me një vajzë italiane.

Pas përfundimit të spektaklit, Klodi bëri të ditur se ishte beqar dhe më pas zyrtarizoi lidhjen me Elijonën, me të cilën tashmë po ndan momente të shumta në rrjetet sociale.

Burimi:https://www.instagram.com/elijona/

Foto;https://www.instagram.com/elijona/