Home ShowBiz Katy Perry kryeson listën e artistëve të konfirmuar për Sunny Hill Festival 2026
Katy Perry kryeson listën e artistëve të konfirmuar për Sunny Hill Festival 2026
0

Katy Perry kryeson listën e artistëve të konfirmuar për Sunny Hill Festival 2026

0
0

Sunny Hill Festival ka nisur numërimin mbrapsht për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gushtBërnicë të Poshtme, pranë Prishtinës.

Organizatorët kanë konfirmuar tashmë disa nga emrat që do të ngjiten në skenën e festivalit, ndërsa interesimi për biletat vazhdon të jetë i lartë nga publiku vendas dhe ndërkombëtar.

Emri më i madh i shpallur deri tani është superylli amerikan i muzikës pop Katy Perry, e njohur për hitet globale “Firework”, “Roar”, “I Kissed a Girl” dhe “California Gurls”, e cila pritet të jetë një nga atraksionet kryesore të këtij edicioni.

Përveç saj, organizatorët kanë konfirmuar edhe pjesëmarrjen e disa artistëve të njohur ndërkombëtarë, si Martin Garrix, Pawsa, Seth Troxler, Adam Port, Rampa dhe Carlita.

Në skenën e Sunny Hill Festival 2026 do të performojnë edhe artistë të njohur shqiptarë, mes tyre Dhurata Dora dhe Manifest, të cilët pritet të sjellin atmosferë të veçantë para publikut.

Ndërkohë, organizatorët kanë bërë të ditur se lista e plotë e artistëve ende nuk është publikuar dhe se emra të tjerë do të zbulohen në javët në vijim.