Home ShowBiz Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime
0

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime

0
0

Pas vitesh lidhjeje dhe një jete të ndërtuar së bashku, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez thuhet se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni private të zhvilluar në shtëpinë e tyre.

Disa ditë pas ceremonisë, janë publikuar pamjet e para nga momenti i veçantë, duke zbuluar një atmosferë të ngrohtë dhe familjare. Në vend të një dasme të madhe me shumë të ftuar dhe vëmendje mediatike, çifti ka zgjedhur një organizim të thjeshtë, larg kamerave dhe zhurmës.

Sipas raportimeve, Ronaldo dhe Georgina kanë dëshiruar që fokusi i kësaj dite të ishte te familja. Georgina është shfaqur me një veshje elegante të bardhë prej mëndafshi, ndërsa futbollisti portugez kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë bezhë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë fëmijët e çiftit, si edhe dy çifte të afërm me familjen. Edhe fëmijët ishin veshur në mënyrë të koordinuar, duke i dhënë momentit një karakter edhe më të veçantë.

Megjithëse kanë preferuar një ceremoni të vogël, Ronaldo dhe Georgina nuk e përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen të organizojnë një festë më të madhe me familjarë dhe miq.

Pas ceremonisë civile, çifti raportohet se ka marrë edhe një bekim fetar në Shenjtëroren e Zojës së Fatimës, në një tjetër moment privat dhe emocional.