Home Lifestyle Parashikimi i motit 27 Gusht 2026
Parashikimi i motit 27 Gusht 2026
0

Parashikimi i motit 27 Gusht 2026

0
0

Do të vijojë depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin prezencë të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit ku më të dendura do të jenë në skajin verior – verilindor por nuk priten reshje.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët dhe mjaft i nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mbi mesataren duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Burimi;https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-27-gusht-2026

Foto; Freepik.com