1. Home
  2. ShowBiz
  3. Emma Watson rrëzohet duke dalë nga festa e GQ, të pranishmit i vijnë në ndihmë
Emma Watson rrëzohet duke dalë nga festa e GQ, të pranishmit i vijnë në ndihmë
0

Emma Watson rrëzohet duke dalë nga festa e GQ, të pranishmit i vijnë në ndihmë

0
0

Emma Watson është rrëzuar teksa po largohej nga festa “Men of the Year” e revistës GQ, e organizuar në hotelin Chateau Marmont në Los Angeles.

Sipas Telegrafit, aktorja britanike humbi ekuilibrin pranë një grupi fansash që po e prisnin jashtë. Të pranishmit e ndihmuan të ngrihej, ndërsa ajo kërkoi falje dhe vazhdoi të buzëqeshte.

Pas incidentit, Watson pozoi për fotografi me fansat përpara se të drejtohej drejt makinës që e priste. Pamjet e rrëzimit u shpërndanë në rrjetet sociale.

Aktorja ishte e ftuar speciale në mbrëmje, por nuk u shfaq në tapetin e kuq. Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër nga koleksioni Valentino x Christi Belcourt Resort 2016.

Mes të ftuarve në festë ishin edhe Cara Delevingne, Sofia Vergara, Andrew Garfield, Matt Damon dhe Travis Scott.