Ka vetëm 3 muaj që në kanalin e Babastars Majk ka publikuar këngën e tij ” Dashni” dhe ajo i kaloi 20 milion klikimet. “Dashni”- ja është shndërruar në një superhit, që në ditën që është publikuar dhe suksesi i saj ishte i pritshëm. Një projekt shumë i bukur që i kushtohet dashurisë, një superklip që i ngjan një filmi me metrazh të shkurtër dhe një super interpretim nga Majk, ka bërë që shumë të dashuruar të gjejnë vetveten në historinë e kësaj kënge.
Vërtet mediat e kanë akuzuar se ai ka kopjuar një këngëtar francez në stil e në lëvizje, por po t`i hedhim sytë nga Estrada Shqiptare të gjithë kanë idhuj dhe gjejnë frymëzim. Të paktën ai e gjen një frymëzim diku, e bën mirë dhe i shkon përshtat, por ka të tjerë që duan të bëhen me zor si Beyonce, ose Rihanna edhe pse janë shumë larg.
E përgëzojmë Majk, për arritjen dhe ndërkohë presim surpriza të tjera!
Shijojeni klipin sërish!