Shumë kanë folur në lidhje me vendet e bukura të vendit tonë. Më poshtë do listohen disa prej vendeve që në vetvete mbartin mjaft histori dhe bukuri të pakrahasueshme me njëra-tjetrën.
Berati
Është një qytet i vjetër 2,413 vjet më parë. Berati është i pozicionuar 120 km larg nga Tirana. Qyteti i Beratit ka një kombinim formash perfekte për nga kultura, kostumet tradicionale dhe për nga pikëpamja. Jetesa në këtë qytet ka nisur në shek. 4 – 5. Berati është një qytet i vjetër antik i cilësuar si qyteti i “një e mbi një” dritareve. Është i njohur gjithashtu edhe për ushqimet tradicionale të cilat janë “Pula me përshesh” dhe “Çorba e Tomorrit”.
Durrësi
Në Durrës gjendet porti më i madh në Shqipëri. Është qyteti më i lashtë 3,000 vjet histori. Vendi më i vizituar në Durrës nga turistët është Amfiteatri i perandorit romak Adrian me 15,000 vende, amfiteatri i dytë për nga madhësia në Ballkan. Muzeu arkeologjik që gjendet në rrugën Taulantia është shumë i rëndësishëm dhe shumë i vizituar nga turistët. Durrësi gjithashtu është i përshtatshëm për pushime verore, në të gjenden shumë restorante dhe hotele përgjatë gjithë bregut të detit.
Fieri
Fieri është një qytet në jugperëndim të Shqipërisë. 8 km larg qytetit gjenden rrënojat e vendit antik të quajur Apolloni. Vendi është i përbërë me monumente Bizantine.
Korça
Korça është vendi më i pasur kulturor në Shqipëri. Qyteti është i njohur për banesat tipike, të përbëra nga shtëpi të ulëta dhe vila të vjetra. Qyteti i Korçës njihet për shumë muzeume ku mund të përmendim: muzeumi i Arsimit (I vendosur në ndërtesën e shkollës së parë në Shqipëri), muzeumi Prehistorik, muzeumi shtëpi i “Vangjush Mihos” etj.
Lezha
Qyteti i Lezhës është 47 km në jug nga Shkodra. Është një nga qytetet e lashta të Shqipërisë. Në këtë qytet gjendet memoriali i heroit të Shqipërisë Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Kështjella e Lezhës, një tjetër monument Ilir është e shtrirë në kodër të qytetit ku në të shijon të gjithë pamjen.
Tirana
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë e krahasuar me qytetet Europiane për mënyrën e jetesës dhe njerëzit plot energji që jetojnë aty. Me klube, kafe, restorante dhe taverna. Ka shumë vende që mund të shikohen në Tiranë si: muzeumi në Sheshin Skënderbej, kulla e Sahatit e gjatë 35m, një nga urat më të vjetra të shekullit të 19 e quajtur “Ura e Tabakëve”. Tirana gjithashtu është e pasur me teatro, muzeume dhe galeri. Një nga vendet më të veçanta për të vizituar në Tiranë është edhe mali i Dajtit. Në periferi të Tiranës ia vlen të vizitoni edhe kështjellat e Petrelës dhe të Prezës.
Dibra
Dibra në 1911 ishte një qendër e rëndësishme e tregëtisë, ndërtimit etj. Gjithashtu Dibra njihet për njerëzit e dashur dhe shumë mikpritës.
Elbasani
Elbasani është i lokalizuar në lumin Shkumbin dhe 50 km larg qytetit të Tiranës. Në përshkrimin e Elbasanit ka gjithashtu dy kisha unike të pikturuara nga Onufri, piktori i famshëm i shekullit të 16. Disa kilometra larg Elbasanit gjenden llixhat të përdorura që në kohën e romakëve.
Gjirokastra
Në qytetin e Gjirokastrës do të gjeni kalanë më të madhe në vend. Pamja që të fal nëse jeni në kala është e mrekullueshme. Gjirokastra është e quajtur si “Qyteti i Gurit” dhe pëlqimi më i madh që kanë turistët në këtë vend janë shtëpitë e vjetra.
Shkodër
Shkodra njihet si qyteti më i vjetëri Shqipërisë. Në Shkodër gjendet kalaja e Rozafës një vend ku turistët ngelin të habitur si nga bukuria, por edhe nga historiku që mbart kjo kala. Gjithashtu Shkodra njihet edhe si “Qyteti i Biçikletave”
Vlorë
Vlora është qyteti më i populluar. Në të gjendet porti i dytë që ka Shqipëria. Historiku i saj fillon në shekullin e 6 ku atëherë njihej me emerin Aulona. Gjithashtu Vlora njihet edhe për qytetin ku u ngrit flamuri i shpalljes së Pavarësisë nga Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912. Vlora është e pasur me mjaft bukuri natyrore: detin, malin e mjaft vende për të shijuar nësë pushimet kalohen atje.
Burimi i fotos kryesore: © Daniel Frese https://www.pexels.com/photo/grey-concrete-building-in-the-middle-of-the-city-under-blue-sky-131920/