Si sheshxhirimi i një filmi të vjetër në Maltë u bë një destinacion i parapëlqyer ku çiftet martohen
Në 1980- ën, Paramount nxorri një film bazuar në serialin e animuar “Popai”, të drejtuar nga Robert Altman.
Me pjesëmarrjen e Robin Williams si personazhi kryesor komik, filmi/muzikali sipas kritikëve ishte një dështim i plotë edhe pse ishte një prej filmave me fitimet më të mëdha të Altman, duke arkëtuar $49 milion.
Sheshxhirimi i qytetit të Sweethaven, i cili u ndërtua nga fillimi për filmin në Gjirin e Spirancave, në anën veriperëndimore të ishullit mesdhetar të Maltës, u bë një atraksion. Krijuar nga skenaristi Wolf Kroeger, më strukturat e saj të pjerrëta dukej sikur ishte nxjerrë direkt nga bota e komikëve.
Pasi produksioni përfundoi, sheshxhirimi nuk u prish kurrë dhe me pak restaurime “qyteti” u shndërrua në një atraksion turistik të quajtur fshati i Popait, i cili është ende i hapur deri në ditët e sotme.
Ne biseduam me Kroeger në lidhje me ndërtimin e sheshxhirimit, dhe do të shohim se si dekada më vonë, vendi është bërë një nga destinacionet kryesore në ishujt e Maltës për pushime familjare dhe dasma.
Ndërtimi i fshatit u bë në Qershor 1979 dhe u deshën shtatë muaj për ta përfunduar.
Ai na tha që iu desh që të importonin materiale nga jashtë Maltës. Lënda e drurit erdhi nga Hollanda dhe materialet e çatisë erdhën nga Kanadaja.
Edhe pse filmi ishte një dështim, Kroeger tha se populli i Maltës e pëlqeu sheshxhirimin dhe u vendos që ai të mos shkatërrohet.
Dhe me pak bojë, fshati i Popait u hap për biznes.
Shumë pak nga fshati ka ndryshuar që nga koha e xhirimit të filmit. Ja se si duket ai sot.
Ja se si dukej vendi gjatë xhirimeve. Jashtë shtëpitë duken më pak të gjalla, i vetmi atraksion duket anija e fundosur. Kroeger tha se pasi xhirimet përfunduan ajo u hoq nga aty.
Kroeger dhe grupi i tij bënë një punë të mrekullueshme me shtëpitë të cilat mbeten në këmbë edhe 36 vite më vonë.
Disa nga dekoracionet janë akoma aty, si dhoma e Popait nga filmi.
Ja ku është edhe kutia e postës së shtëpisë së Olive Oyl, një pjesë e konsiderueshme e skenave të filmit marrin jetë aty.
Popai dhe Bluton janë akoma aty, (duket se janë bëre shokë).
Siç mund ta shikoni, fshati i Popait është shumë i përshtatshëm për fëmijët.
Pa përmendur nuk mund të lëmë edhe vendndodhjen fantastike.
Kjo ështe arsyeja pse fshati i Popait është bëre një destinacion për dasmat gjithashtu.
Kroeger është shumë i kënaqur nga jeta e dytë që i është dhënë sheshxhirimit të tij.
Ai deklaroi që është një sukses më i madh tani si atraksion turistik seç ishte si film.
Disa vite më parë, Kroeger solli fëmijët e tij në fshatin e Popait. Edhe pse u kap në befasi nga ngjyrat e shtëpive, ai sërisht e vlerëson shumë atë.
“Kam ndërtuar sheshxhirime në të gjithë botën dhe ky është i vetmi që nuk është prishur”, tha ai. Ky vend më mrekullon.
Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/popeye-village-photos-2016-3
Burimi i fotos kryesore: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/film-maker-machine-control-panel-27008/