Home Travel 24 orë në Andorra
24 orë në Andorra
0

24 orë në Andorra

0
0

Andorra është padiskutim një nga vendet e Europës më magjepëse, me male dhe liqene, ndërtesa historike dhe muzeume. Nëse nuk keni qënë më parë në Andorra, ju keni humbur shumë. Është koha që të studiojmë gjeografinë dhe të shtoni një tjetër vend në listën tuaj.
Andorra gjëndet midis Francës dhe Spanjës, është pjesë e Europës por jo e EU. Ja se ç‘farë mund të bëhet për vetëm 24 orë në Andorra.

Duhet vizituar:
Fillimisht ju duhet të vizitoni malet. Vendi ka pamje mahnitëse nga malet – lartësia mesatare është 1,996 m. Në këto male mund të praktikohet mjaft mirë dhe sporti i skisë.

Duhet të hani:
Andorra ishte deri në kohët e fundit një shoqëri kryesisht agrare. Në L’Enoteca, restoranti tradicional në Andorra përfshihen vaktet tipike të vendasve që në menu përbëhen nga kraharori i rosës me dardhë dhe rrush moskat. Andorra gjithashtu eksporton produktet e saj që më së shumti është vera.

Duhet të relaksoheni:
Gjeografia e Andorrës përbëhet nga burime termale përgjatë qytetit. Atje ju do te gjeni Caldea, kompleksin më të madh të ujrave termale në Europë. Uji është me nxhehtësi 68 gradë celcius.

Duhet të shihni:
Në dhe përgjatë Canillas ka shumë vende historike. Ju mund ti shihni ato të gjitha me makinë ose nëse keni kohë të lirë, shëtitja nëpër to me këmbë është një eksperiencë e bukur. Pika më kryesore është kisha Sant Joan de Caselles.

Duhet të qëndroni:
Hoteli Iglu at Gram Roig rindërtohet nga bora e freskët që bie në ç’do sezon dhe temperatura në të shkon deri në – 20 gradë celcius. Dhomat dyshe private janë të lira, por pjesa më e bukur është krevatet marinare kur shkon me shoqerinë.

Burimi: http://www.thetravelmagazine.net/travel-guide-24-hours-andorra.html

Burimi i fotos kryesore: © Tookapic   https://www.pexels.com/photo/mountains-nature-forest-andorra-9725/