Home Lifestyle Përkujdesje natyrale e lëkurës
Përkujdesje natyrale e lëkurës
0

Përkujdesje natyrale e lëkurës

0
0
Po ju sugjerojmë maskë për përkujdesjen e lëkurës tuaj sa më natyrale. Meqënëse këto produkte gjënden në shumicën prej frigoriferëve tuaj atëherë përkujdesuni për veten tuaj.
Është koha perfekte këtë pranverë që të kujdeseni për lëkurën tuaj në mënyrë natyrale për një pamje të bukur.• Për një lëkurë të freskët
Për të arritur këtë gjë ju duhen këto përbërës:
1. 1 filxhan lakër jeshile të freskët
2. ½ filxhan tranguj të freskët
3. ¾ xhenxhëfil i freskët i copëtuar
4. ½ mollë e prerë
5. ½ ujë
6. Lëngë me gjysmën e limonit
Përzjeni ato dhe përdorini! Për një masë kremoze përdorni pak qumësht.• Trajtim për trupin
Për një përzierje për trupin tuaj perfektja është vaji i arrës së kokosit. Arra e kokosit është e njohur që ka përbërës për anti-plakje si dhe e përbërë nga proteina të pasura. Është përbërësi më i mirë pas një dushi kur poret tuaja janë të hapura.• Pastrim i trupit
Është shumë e rëndësishme përdorimi i xhelit për pastrimin e trupit dhe të fytyrës. Po ju sugjerojmë një maskë perfekte:
1. ½ filxhan me kripërat Epsom
2. ¾ filxhan me vajin e arrës së kokosit ose edhe me vaj ulliri.
3. 1 lugë çaji me vanilje.
Përzijini të gjitha përbërësit sëbashku dhe do të shikoni sesa mirë do ju bëjë të ndiheni.• Trajtim i akneve
Uthulla e mollës bën mrekulli në fytyrën tuaj. Nëse keni një puçërr që ju besdis ju sugjerojmë të përdorni uthullën e mollës dhe do të vëreni që rezultati do të jetë i menjëhershëm.• Pastrim i fytyrës
Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që fytyra juaj të duket e freskët duke menduar që pas një dimri të gjatë fytyra thahet. Që ju të arrini të keni një fytyrë të shëndetshme po ju sugjerojmë maskën e mëposhtme:
1. ¼ filxhan me kos grek
2. ½ lugë gjelle me llum kafeje
3. ½ lugë gjelle me lëng të freskët limoni
4. ½ lugë gjelle vaj arre kokosi
Përzijini përbërësit sëbashku. Aplikojeni në fytyrën tuaj dhe lëreni këtë përzierje për 15 minuta. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë.