Home ShowBiz Stresi largohet…
Stresi largohet…
0

Stresi largohet…

0
0

Stresi ka vendosur të bëjë diçka ndryshe. Ai ka vendosur të largohet për disa kohë nga Shqipëria, nga muzika dhe nga bota mediatike. Ai ka vendosur të largohet për disa kohë, por sërish do të rikthehet.
Stresi ka zgjedhur në këtë largim të falënderojë ata që e kanë mbështetur, duke falënderuar të parët fansat e tij, për mbështetjen shumë vjeçare.
Sigurisht që kjo ka nxitur mërzitjen te fansat e tij, të cilët ende pa u larguar, presin rikthimin e tij.

Ja si i falënderoi fansat Stresi:

“Dhe vjen një nga ato momente merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshirë për të bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar sëbashku 8 vite të mrekullueshme, ishte një pasion, ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush. Nuk kam asnjë lloj pendimi, përkundrazi gjëra të reja e aventura të tjera na presin! Për asnjë moment s`do resht së falënderuari ju që më mbështetet më ndoqët e ndatë emocione, dashuri, më qëndruat pranë e më motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira, më qëndruat besnik ajo që për mua është primarja në jetë!”