Home Lifestyle Ja disa mënyra sesi mund të arredoni shtëpinë tuaj në stinën e verës
Ja disa mënyra sesi mund të arredoni shtëpinë tuaj në stinën e verës
0

Ja disa mënyra sesi mund të arredoni shtëpinë tuaj në stinën e verës

0
0

Në periudhën më të nxehtë të vitit duhet që patjetër të keni disa ide rreth arredimit të shtëpisë tuaj në mënyrë që ajo të jetë sa më e pastër dhe të të fali freskinë e relaksit dhe të një ambjenti të freskët. Gjithkush gjithashtu mund ta ketë shtëpine të pajisur me kondicioner që mund të ju fali të gjithë freskinë e nevojshme por pse jo të përdorni një ide ku mund të kurseni edhe disa para. Në këtë artikull do ju tregojmë për mënyrat sesi të arredoni shtëpinë gjatë sezonit të nxehtë verorë, që ajo të ngjajë sa më e freskët.

1) Ngjyrat e shumta

 

Ngjyrat personifikojnë pastërti, freski dhe prandaj ne ju sugjerojmë që gjatë stinës së verës shtëpia juaj të jetë arreduar me sa më shumë ngjyra të ndryshme.
Ju mund të vendosni letra murore përkohësisht vetëm për këtë periudhë por mund edhe të lyni muret tuaja dhe të krijoni ambjente të ndryshme mes ngjyrash.

2) Ndriçimi është gjithashtu i rëndësishëm

 

Gjithashtu një mënyrë tjetër është arredimi në ndriçim që do të thotë nëse temperaturat janë shumë të larta sugjerohet të përdorni një ndriçim sa më të ulët.
Mënyra më e mirë për këtë është që të pajisni të gjithë shtëpinë tuaj më ndriçim të graduar që do të thotë që ju mund ta ulni dhe të ngrini ndriçimin tuaj sipas dëshirës.

3) Dekorim me lule

 

Lulet janë edhe një mënyrë tjetër që të falin ndijesinë e freskisë prandaj ju mund të mbushni shtëpinë tuaj me sa më shumë lule shumëngjyrëshe të mundeni. Nuk duhet medoemos që ju të blini vazo të reja për të bërë këtë veprim nëse vetëm pak minuta ju do të imagjinoni pak mundeni që të krijoni shumë sende interesante për shtëpinë tuaj. Përshembull, nëse keni shishe qelqi që nuk ju hynë më në punë mund ti përdorni për vazo për lulet që do vendosni, me pak fantazi ju mund të arrini të krijoni gjëra interesante sepse asgjë nuk është e pamundur.

Nëse ju do i kushtoni vetëm pak kohë që ti studioni sendet që nuk i përdorni më atëherë ju do krijoni gjëra vërtetë interesante me to. E ku ka më mirë sesa kjo mënyrë sepse kështu ju arrini gjithashtu disa para të cilat nuk janë të nevojshme të shpenzohen.

Burimi: http://timesofindia.indiatimes.com/life-style/home-garden/Summer-decor-ideas-for-your-home/articleshow/35843962.cms

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/brown-wooden-chair-near-green-leaf-plant-and-window-164190/