0
0
Prej disa kohësh portieri i Partizanit Alban Hoxha dhe këngëtarja shumë e dashur për të gjithë Çiljeta Xhilaga po përfliten për një lidhje më shumë sesa shoqërore. Të dy ata e kanë mohuar që ka diçka më shumë sesa miqësi midis tyre, megjithatë komentet e shkëmbyera në rrjetet sociale, midis tyre, lënë disa hapësira për të aluduar.
Ka qënë Çiljeta ajo që ka postuar një foto, duke shkruar “mjau”, e Albani i ka dërguar asaj tre puthje virtuale. Çili më pas ia ka kthyer një puthje dhe një arush, përmes figurave.
Megjithatë edhe me miqtë mund të shkëmbesh komente të ngrohta edhe pse bukur do ishte nëse do t`i shikonim bashkë.
Postimi i Çiljetës: