Home ShowBiz Stine: “Do përpiqem të jem një baba i mirë”
Stine: “Do përpiqem të jem një baba i mirë”
0

Stine: “Do përpiqem të jem një baba i mirë”

0
0

Stine ka folur për herë të parë për rolin më të ri që ka filluar ta ushtroj nga pak e që pas 6 muajsh do të fillojë të jetë edhe më aktiv, atë të babait. Partnerja e tij është shtatzënë dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

Stine ndërkohë, që në këto momente është i ndërgjegjësuar dhe me të drejtë është shprehur se është diçka sa e bukur, aq edhe e çuditshme. Ai ka thënë: “Do përpiqem të jem një baba i mirë”. I është referuar në fakt shqetësimit që të gjithë prindërit, e sidomos ata të rinjtë kanë, kohës që duhet t`i kushtojnë fëmijës. Stine është shprehur se si ai dhe partnerja kanë punë të cilat i marrin shumë kohë e tashmë do të përpiqen që të qëndrojnë pranë fëmijës kur ai, ose ajo të vijë në jetë.