Home ShowBiz Meda me “N`dashuri” 400 Mijë Klikime për 24 orë
Meda me “N`dashuri” 400 Mijë Klikime për 24 orë
0

Meda me “N`dashuri” 400 Mijë Klikime për 24 orë

0
0

Meda ka postuar dje hitin e tij “N`dashuri”, i cili po pritej me padurim nga të gjithë. Sapo ky klip u publikua vërshuan klikimet, komentet e shpërndarjet e tij.

Meda solli një këngë për dashurinë e madhe, por vuajtëse. Ai solli një tematike që shumë pak herë, mund të jetë prekur, për të mos thënë aspak. Të jetosh me dikë e të duash dikë tjetër, është një temë mjaft sensibël dhe situatë vuajtëse, për atë që e përjeton.

Kështu përmes kësaj tematike, ai nuk preku vetëm zemrat e atyre që mund të gjenden në një situatë të ngjashme me këtë subjekt, por edhe ata që janë të lumtur e të bekuar, duke jetuar me atë që realisht duan.

Për të mos folur për muzikën, apo videoklipin, e pastaj për interpretimin plotësisht të ndjerë të Medës.

Kur vjen fjala për t`u sugjestionuar Meda di ta bëjë në mënyrë perfekte, duke u futur në lëkurën e personazhit.

Të gjitha këto në veçanti e të marra sëbashku, sollën 400 mijë klikime për 24 orë!

Shijojeni edhe njëherë hitin e tij “N`dashuri”:

https://www.youtube.com/watch?v=dVpeyUMaj30

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dVpeyUMaj30