Home ShowBiz Yjet e yjeve të showbizit shqiptar – Foto të fëmijëve
Yjet e yjeve të showbizit shqiptar – Foto të fëmijëve
0

Yjet e yjeve të showbizit shqiptar – Foto të fëmijëve

0
0

Sot me rastin e “1 Qershorit” kemi vendosur t`ju prezantojmë me yjet e yjeve shqiptar. Një pjesë e artistëve tanë, tashmë e festojnë “1 Qershorin” jo më si fëmijë, por si prindër të fëmijëve të tyre.

Ata kanë lindur dhe po rrisin fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi kënaqësinë që shpesh herë të njohim disa aspekte të tyre, ose fazat e rritjes.

Një pjesë e këtyre fëmijëve do jenë padyshim artistët e së ardhmes, pasi artin e kanë ne gen!

Janë shumë fëmijë, shumë yje të yjeve dhe disa prej tyre janë:

Parid është djali i Ingrid Gjonit, që e ka të sigurtë të ardhmen si Top – Model. Vetëm shikojeni foton!

parid

Dahlin, është vogëlushja e Sabina Danës. Ajo është ende e vogël për të kuptuar talentet, por kaq bukuroshe sa është, e ka të sigurtë suksesin!

dahlin

Ansi, është djali i Sinanit dhe Andrrës, që sapo ka ardhur në jetë. Jemi prezantuar me të, që ditën e lindjes dhe jemi sy e vesh, për ta njohur më shumë, përgjatë rritjes.

ansi ok

Dalvi, është djali i Silva Gunbardhit dhe Dafit. Dalvi është ende i vogël, por e sigurtë është që këngët e mamit dhe babit i kërcen që sot.

dalvi

Dankan, është djali i Kastro Zizos dhe Nia, është vajza e tij. Ata janë dy fëmijë shumë simpatik dhe Kastro na prezanton shpesh momente me ta.

Nia

nia

Dankan

dankan (2)

Alessia, është vajza e Xhesika Ndojit. Shpesh herë Xhesika na ka prezantuar me momente në të cilat Alessia bukuroshe kërcen dhe nëse do të vazhdojë ta ketë këtë dëshirë, mund të jetë një balerinë në të ardhmen, pse jo?

alessia

Anna, është vajza e Soni Malaj, një bukuroshe si e ëma. Anna e ka shfaqur që sot pasionin e saj për fotografinë dhe të fotografuarin.

anna (1)

Jon Art, është djali i Vedat Ademit. Ai e mban artin edhe në emër dhe nëse emri është paracaktues i fatit e nëse do t`i ngjajë të atit, do të jetë një artist i madh.

Jonart

Ameli, është vajza e Miriamit dhe Albanit, që nëse ngjan nga e ëma, apo nga i ati, do të jetë padyshim artiste edhe nëse nuk zgjedh rrugën e artit.

ameli

Coco Antonel është vajza bukuroshe e Inis Gjonit. Coco ka nisur që në këtë moshë të marrë leksione baleti nga e ëma.

coco

Arti, Buna dhe Era, janë tre fëmijët e Ermal dhe Arjana Fejzullahut. Arti e ka nisur që sot rrugën e artit, duke marrë pjesë në klipin e gjyshit të tij, të madhit Sabri Fejzullahu.

buna%2c arti%2c era

Daniel dhe Kaltrina, janë dy fëmijët e të ndjerit Dr. Flori. Daniel është ende i vogël, ndërsa Kaltrina e ka shfaqur talentin për muzikën, duke kënduar në një spektal sëbashku me West Side Family, këngët e të atit.

daniel dhe kaltrina

Elizabeta, është vajza e Dafina Dautit. Ajo është një vajzë shumë bukuroshe, që nëse do të zgjedhë të ndjekë rrugën e artit, suksesin do ta ketë të sigurtë.

elizabeta

Erlisi dhe Periana janë fëmijët e Ledina Çelos. Ata janë ende të vegjël, për të kuptuar talentet e tyre, por janë fëmijë shumë karizmatik.

femijet e ledines

3 fëmijet e Medës, dy djemtë dhe vajza të lindur në familje arti, do ta kenë të sigurtë suksesin, nëse do të zgjedhin rrugën e artit.

femijet e medes

Fernando, ose Don Fernando, siç Çiljeta e përkëdhel, ka pasion boksin, si i ati, ndërsa Çiljeta dëshiron ta drejtojë drejt futbollit. Se çfarë do të zgjedhë bukuroshi, mbetet për t`u parë. Ai pse jo mund të jetë edhe një reper, duke qënë OTR- i më i vogël.

Fernando-i-Ciljetes (1)

Leanzo, është bukuroshi i Anjeza Brankës. Nëse do të zgjedhë rrugën e artit, do të jetë padyshim i suksesshëm, por Leanzo është edhe i mirë në mësime dhe në anglisht.

leanzo

Alayah, është vajza bukuroshe e Fjolla Morinës. Ajo është ende e vogël për të folur mbi talentet, por pse jo nëse do të dojë, mund të shkëlqejë në art.

goca fjolles

Joel është djali i Amit dhe Ermalit. Ai është ende i vogël, por kujtdo që t`i ngjajë edhe mamit edhe babit, do të jetë artist.

joel4

3 fëmijët e Valbona Selimllarit, janë 2 djem dhe një vajzë. Vajza është ende e vogël, ndërsa djemtë janë një talent i jashktëzakonshëm në futboll dhe nesër mund të jenë pse jo një Granit dhe Taulant Xhaka.

femijet e valbones

Gëzuar “1 Qershorin”!