0
0
Lori do të vijë sot me një projekt veror. Ajo do të sjellë hitin e saj më të ri “Fat”. Ky është një projekt për të cilin kanë punuar emra të njohur të muzikës. Me një tekst të bukur dashurie nga Arsim Bonjaku dhe Petro Xhori dhe me muzikë e orkestrim nga Irkenc Hyka. Superklipi veror, që do ta sjellë Lorin si një princeshë është realizuar nga Entermedia.
Lori do të këndojë disa fjalë të bukura dashurie, që mos vallë i dedikohen dashurisë së saj? Për t`ua shuar paksa kuriozitetin, ose për t`ua ndezur më shumë do t`ju tregojmë disa foto!
Foto ekskluzive nga klipi: