Në hitin e tyre “Xhinset”, Blunt dhe Real përshtatur edhe me natyrën “funny” të këngës, janë veshur me rroba sportive. Në pantallonat e artistëve dominon madje ngjyra e kuqe, si një ngjyrë tërheqëse. Interpretimi i tyre në këtë klip është gjithashtu një interpretim fantastik.
Foto nga “Xhinset”:
Në hitin e tyre “Presion”, diçka ndryshoi. Veshja e tyre, përshtatur edhe me tematikën e këngës, për një djalë të fortë, të cilit nuk mund t`i bësh presion, djemtë vijnë të veshur në luks. Ata janë veshur në këtë klip fillimisht me kostum dhe më pas me veshje pak më sportive. Ato që mbizotërojnë janë edhe varset ngjyrë floriri.
Foto nga “Presion”:
Në të mrekullueshmen “Vera” djemtë sollën verën në muzikë, tekst, klip dhe interpretim. Një klip i xhiruar buzë detit do t`i sillte “djemtë e verës”, në një veshje krejtësisht sportive.
Foto nga “Vera”:
Hiti më i ri i Blunt dhe Real i solli ata si asnjëherë më parë. Krejtësisht të çlirët dhe super. Në këtë klip ka arritur edhe kulmi i Real. Ashtu si në kulmin e performancave të tij live, që heq bluzën, ashtu edhe ky klip duket se ka sjellë kulmin e tij.
Foto nga “Rambo”:
“Xhinset”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=muV6qucBXzQ
“Presion”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=04GcjWHinpU
“Vera”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=j08gl615L_0
“Rambo”: