2 Ton është një nga artistët që nuk di të ndalet. Ai ka ardhur përgjatë gjithë kohës, intensivisht dhe me projekte të shndërruara në hite. Jemi në mes të 2016- ës dhe 2 Ton ka publikuar tri këngë, e të treja hite.
Në Shkurt ai publikoi “Pikë”, një hit në të cilin erdhi me një muzikë shpërthyese. Deri në këto momente kënga ka arritur 7 milion klikime në YouTube dhe është një ndër këngët hit të momentit.
Në Mars, fiks një muaj më pas ai publikoi “Ta fali jetën”. 2 Ton arriti të sjellë një tjetër projekt gjigand, të cilin e ndërtoi mbi refrenin e një bashkëpunimi me Labinot Tahirin, në këngën “Krejt t`i fala”. Deri tashmë kjo këngë ka arritur 8 milion klikime në YouTube, e duket që po ecën me ritme të shpejta suksesi.
Në Maj 2 Ton publikoi “Mu kujtove dje” dhe ky hit është i fundit, por jo më pak i bukuri. “Mu kujtove dje”, na solli atmosferën e ngrohtë të kësaj vere dhe na magjepsi me muzikën e kësaj kënge. Çfarë na ndodhi tjetër? Na intrigoi, sigurisht. Kush ju kujtua atë mbrëmje 2 Tonit, që e frymëzoi për të bërë këtë superkëngë?
“Pikë”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=D7w7gmRkIKo
“Ta fali jetën”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=krI3ZDuCws8
“Mu kujtove dje”: