Home Travel Për të dashuruarit pas kafshëve…
Për të dashuruarit pas kafshëve…
0

Për të dashuruarit pas kafshëve…

0
0

Jeni të magjepsur pas bukurive të kafshëve të ndryshme? Po ju paraqesim në këtë artikull kafshët më të bukura të Afrikës, por përvec bukurisë njëkohësisht edhe më të rrezikshmet. Përsëri ato ngelen të veçanta dhe shumë të pëlqyera për të parë dhe për të mësuar më shumë rreth tyre.

• Luani
Të shikosh një Luan në Afrikë është gjëja më tërheqëse që mund të gjëndet për të gjithë të dashuruarit pas kafshëve dhe sa shumë njerëz madje rrezikojnë edhe jetën e tyre duke i vëzhguar ata nga afër e duke i bërë dhe foto. Rreziku fundja adrenalinë është prandaj ju sugjerojmë që një udhëtim për në Afrikë nuk do ishte aspak ide e keqe.

• Elefanti
Elefantët të cilët gjenden në Afrikë janë prej më të lartët në të gjithë botën. Një karakteristikë e cila mbizotëron tek ata është që kur janë vetëm dhe jo të shoqëruar janë shumë të qetë.

• Xhirafa
Xhirafa është kafsha më e bukur që mund të të shohin sytë prandaj shumica prej njerze që vizitojnë këtë vend nuk mund të largohen pa i bërë një foto dhe pa parë xhirafat.

• Leopardi
Leopardët gjithashtu kanë një bukuri të veçantë, një karakteristkë e tyre është që ata vëzhgonjë terrenin gjithmonë sipër pemëve prandaj ju sugjerojmë se nëse do të vizitoni këtë vend të shikoni me vëmëndje lart pemëve kur të kaloni.

• Rinocerontë
Në Afrikë ka dy lloje rinocerontësh të bardhë dhe të zinj. Rinocerontët e zinj janë nga më të vjetrit në Afrikë dhe prandaj nëse e vizitoni këtë vend do të vëzhgoni më shumë prej tyre.

• Gatopard
Gatopardët janë kafshët më të rralla në Afrikë, ata njihen për vrapimin e tyre më të shpejtë.

• Gorrilla e maleve
Nëse do të vizitoni këtë vend gjithashtu do ju sugjerojmë të vizitoni edhe pjesën e maleve në Afrikën lindore sepse atje gjenden gorrillat më të veçanta dhe më të rralla në botë.

• Hipopotam
Hipototamët mund të gjenden në lumenjtë ose liqenet e safarit të Afrikës dhe është shumë e thjeshtë që të mund ti shikosh. Një nga vendet më të bukura për të parë hipototamët është liqeni Luangwa në Zambia.

• Krokodil
Krokodilët janë shumë thjesht për tu parë sepse gjenden pothuajse në çdo liqen të këtij vendi. Krokodilët njihen si kafshët prehistorike sepse kanë rreth 200 milion vite rreth kësaj zone.

• Zebra
Zebrat janë kafshët më të bukura dhe më të veçanta që përmban safari i Afrikës. Ato janë shumë thjeshtë ti shikosh pasi gjithmonë duken të shëndetshme dhe të veçanta.

 

Burimi: http://goafrica.about.com/od/africasafariguide/tp/Top-10-Animals-To-See-On-Safari-In-Africa.htm

Burimi i fotos kryesore: © Pixabay   https://www.pexels.com/photo/zebras-on-zebra-247376/