Home ShowBiz 5 Top Hitet nga Sabiani dhe Marseli
5 Top Hitet nga Sabiani dhe Marseli
0

5 Top Hitet nga Sabiani dhe Marseli

0
0

Sabiani dhe Marseli janë një dyshe mjaft e suksesshme që jo vetëm po korrin sukses në Shqipëri, por edhe përtej vendit tonë. Ata kanë sjellë jo pak projekte sëbashku dhe padyshim që të gjitha janë shndërruar në hite.

Në 2013- ën ata erdhën me një baladë të bukur dashurie të titulluar “Pa titull”, që në fakt kishte mjaft fjalë dhe e vështirë të përzgjidhje një prej tyre për titull. Muzika gjithashtu e qetë dhe romatike, bëri që kjo këngë të shndërrohej në këngën e dashurisë për shumë zemra të dashuruara.
“Dua që t`i ndjej buzët e tua,
thellë në shpirtin tim jeton…”

“Pa titull”:

https://www.youtube.com/watch?v=TMnXjSntRfM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=TMnXjSntRfM

Në 2014- ën dyshja Sabian Marsel sollën “Hit Hit”, me një titull që paracaktoi fatin e kësaj kënge. Kësaj here plot ritëm dhe alegri ata erdhën sëbashku me Petron dhe Kallashin. Kjo këngë padyshim që u përqafua menjëherë dhe dëgjohet ende sot.

“Kë të marr e kë të lë,
Hajde se s`po lë asnjë…”

“Hit Hit”:

https://www.youtube.com/watch?v=_gXMWeltY88

Link: https://www.youtube.com/watch?v=_gXMWeltY88

Një vit më vonë djemtë artistë erdhën me “Show Biz” në bashkëpunim me Shkëndije Mujaj. Kjo këngë dalloi si për videoklipin, ashtu edhe për muzikën e veçantë. Një situatë mbrëmjeje, argëtimi e bëri edhe këtë këngë hit.

“Show ne bëjna show…”

“Show Biz”:

https://www.youtube.com/watch?v=JQwVQoC3mxE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JQwVQoC3mxE

Po këtë vit dyshja famoze erdhi me “Nejen kallim”, me superhitin e hiteve. Refreni i kësaj kënge u shndërrua edhe një shprehje për të gjithë. Ritëm dhe vetëm ritëm këtë herë!

“Cak cak ty mos ta ni,
fustani mas miri t`rri…”

“Nejen kallim”:

https://www.youtube.com/watch?v=6IzD1l5RT-Y

Link: https://www.youtube.com/watch?v=6IzD1l5RT-Y

Ndrërsa kënga e tyre e fundit e publikuar pak muaj më parë, i solli ata sërish romantik. Me një këngë të ndjerë, me një muzikë hipnotizuese dhe melankolike, erdhën me “Sta fali”.

“Ku shkuan fjalët që tham,
puthjet që ne dham?
Sa shpejt u harruan
buzëqeshje çdo dit ishim bashk në çdo stinë
s`jemi nuk jemi më…”

“Sta fali”:

https://www.youtube.com/watch?v=FzJtpQquB7c

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FzJtpQquB7c