Home ShowBiz Ç`do të bëjnë këta katër artistë bashkë – O sa mirë me qenë shqiptar
Ç`do të bëjnë këta katër artistë bashkë – O sa mirë me qenë shqiptar
0

Ç`do të bëjnë këta katër artistë bashkë – O sa mirë me qenë shqiptar

0
0

Meda, Vjollca Haxhiu, Leonora Jakupi dhe Gold AG, këtë herë kanë mbledhur sëbashku forcat, pasionin, talentin dhe profesionalizmin. Këtë herë do t`i shikojmë të katër artistët në një projekt muzikor me nota patriotizmi. Bëhet fjalë për një projekt, për të cilin puna ka nisur prej kohësh dhe është në përfundim. Publikimi i këtij superprojekti pritet të bëhet brenda kësaj jave, ndaj nuk ka mbetur edhe shumë, përpara çastit të madh.

Një këngë për atdheun, nga këta artistë të mëdhenj dhe pikërisht në një moment historik për Shqipërinë, siç është pjesëmarrja në Euro 2016, do të jetë padyshim sukses dhe do të na rrënqethë.
Kënga është punuar nga Alban Furtuna dhe editor është “Emra Com”. Tashmë të gjithë mund ta imagjinoni se çfarë projekti do të vijë!