0
0
Meda ka premtuar prej kohësh disa projekte të reja. Një prej të cilëve është bashkëpunim me Vjollca Haxhiun, e një tjetër po ashtu bashkëpunim, por midis katër artistësh. Ndërsa presim këto klipe bashkëpunimesh, Meda do të publikojë së afërmi klipin e tij më të ri, në të cilin do të vijë vetëm.
Kënga më e re me titulli “Kot e ke”, do të jetë hiti i rradhës i sjellë nga Meda, për fansat e tij të shumtë. Muzika e kësaj kënge është punuar nga Virusi dhe teksti i dashurisë është shkruar nga Arsim Bunjaku.
Ky superprojekt do të vijë shumë shpejt…