Home ShowBiz Ermal Mamaqi flet pas aksidentit!
Ermal Mamaqi flet pas aksidentit!
0

Ermal Mamaqi flet pas aksidentit!

0
0

Ermal Mamaqi pasi është qetësuar nga tronditja që pësoi, më në fund ka vendosur të shkruajë për të gjithë. Ishin të shumtë miqtë dhe fansat që u shqetësuan, ndaj ai vendosi të sqarojë gjithçka, duke shkruar se tashmë po jeton një jetë të dytë. Ai ka shkruar fjalë prekëse dhe të dala prej shpirtit, e ndoshta këtë herë është më serioz se kurrë më parë. E nis shkrimin e tij me përqafime dhe në fund me Zotin!

“Të dashur miq, Ju përqafoj. Më duket sikur ma falën jetën për së dyti. Përjetova momentet më të vështira në jetë. Jam shumë mirë. Edhe unë edhe 2 miqtë e mi që udhëtonin me mua. Aksidenti i mbrëmshëm në Kosove, Ferizaj ndodhi si pasojë e një rrethrotullimi të pandriçuar dhe të paparalajmëruar. Me sa më thanë, ai vend ishte rrethi i vdekjes se çdo ditë aty bëhen aksidente. Kam një pyetje per autoritetet : – Edhe sa vete duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem? Dhe në fund Zoti është i mirë!!! Jemi thërime që nuk ia dimë vlerën jetës deri sa prekim vdekjen.”

Postimi i Ermalit:

https://www.facebook.com/107598789265662/posts/1463634706995390

Link: https://www.facebook.com/107598789265662_1463634706995390