0
0
Albani dhe Miriami kanë realizuar dhuratën më të bukur që dy prindër mund t`i bëjnë fëmijës së tyre. Kur Ameli të rritet ajo do të ketë një minifilm kushtuar dashurisë së prindërve të saj. Dedikimi i Albanit me “Engjëll” për Miriamin dhe prania e saj në klip, do të jenë një dhuratë e çmuar për Amelinë, kur të rritet. Jo vetëm kaq por kur vitet të kalojnë, Ameli do t`u tregojë nipërve historinë e stërgjyshërve të tyre, përmes këtij klipi. Ndaj kjo do të mbetet padyshim dhurata më me vlerë, që ata do t`i bëjnë ndonjëherë vajzës së tyre.
Ameli do të jetë krenare për dashurinë e tyre dhe artin që krijojnë!
Prindërit e Ameli!