Albani ishte ai djali që goditi në “Top Festin”, e dytë, në atë kohë, që me daljen e parë, jo vetëm si këngëtar i talentuar, por me një këngë të krijuar nga vetë ai. Nuk mbeti asnjë vajzë asokohe pa u dashuruar më djaloshin simpatik që vinte nga Italia, për të kënduar e për të fituar për herë të parë.
Ajo ishte vajza që këndoi në Shqipëri për herë të parë “Don`t surrender”, në duet me Alketa Vejsiun. E bukur dhe me një karrierë fantastike në Gjermani, u bë menjëherë e preferuara e të gjithëve.
Pak kohë më vonë do të njiheshin të gjithë me historinë e bukur të dashurisë midis Albanit dhe Miriamit, që sot është e bekuar me ekzistencën e princeshës së tyre Ameli.
Dashuria e madhe dhe admirimi që publiku kishte dhe ka për ta, do ta sillte çiftin disa herë në bashkëpunime të suksesshme, si “Njëherë në jetë”, “Ende ka shpresë”, apo “Let me die with you”. Megjithatë qershia mbi tortë do të vihej vetëm këtë vit, një muaj më parë, kur Albani publikoi “Engjëll”, këngën dedikuar Miriamit, tashmë nënë e vajzës së tyre.
Albani dhe Miriami me historinë e tyre të dashurisë kanë inspiruar shumë zemra të dashuruara!
Bashkëpunimet e tyre:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_MmlJn0591A
Link: https://www.youtube.com/watch?v=D_TzHvIkPrg
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8-dIfFoY6PM
“Engjëll”: