Home ShowBiz Alban Hoxha flet publikisht për Çiljetën – Për herë të parë jep detaje
Alban Hoxha flet publikisht për Çiljetën – Për herë të parë jep detaje
0

Alban Hoxha flet publikisht për Çiljetën – Për herë të parë jep detaje

0
0

Alban Hoxha ka qënë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”. Pas pyetjeve për futbollin dhe karrierën, nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për Çiljetën. Jo më larg se dje një koment i bërë nga Çili, në një foto të portierit, vërtetoi ekzistencën e marrëdhënies së tyre. Megjithatë një deklaratë nga ai ende mungonte.
Kur e pyetën Albanin se si po shkonte jeta personale dhe si i kishte punët e zemrës, ai u përgjigj se jeta personale po i shkonte shumë mirë. Megjithatë djemtë e “Wake Up”, nuk u dorëzuan. Ata vazhduan ta drejtonin bisedën më tepër te çështjet e zemrës dhe e pyetën çfarë këngësh dëgjonte dhe a dëshironte t’i vendosnin një këngë të Çiljetës? Albani u përgjigj me sinqeritet edhe këtë herë, duke thënë se i pëlqente këngët e saj. Më pas pyetjes se a do të jetë Çiljeta prezente në derbin e të dielës, ai iu përgjigj se do të jetë patjetër.
Mesa duket jo vetëm Çiljeta është fanse e Albanit, por edhe ai është fans i saj. Pas gjithë këtyre deklaratave të dy ditëve të fundit, nuk mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë çiftin!

Intervista do të vendoset, kur të ngarkohet në kanalin zyrtar!

Foto nga intervista:

https://www.instagram.com/p/BKpikangKvj/?taken-by=isli_islami

Intervista fillon në minutën e 14:

https://www.youtube.com/watch?v=Ch17jQzJkes

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ch17jQzJkes