0
0
Arbana Osmani ka dhënë një intervistë të gjatë për “Revista Who”, duke ndarë emocionet përpara nisjes së spektaklit. Sot në mbrëmje starton “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana ka rrëfyer se për çdo histori ka ndjekur vetë xhirimet edhe kur nuk i është dashur të jetë prezente në kamera. Ajo ka shpjeguar se ka preferuar t’i njohë njerëzit pjesëmarrës personalisht në mjediset ku ata jetojnë, e jo t’i priste në zyrën e saj në Tiranë. Ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen që i është bërë dhe sigurisht që gjithçka ia ka vlejtur.