Home Aktualitet Ky është fjalimi prekës i Hillary Clinton pas rezultatit!
Ky është fjalimi prekës i Hillary Clinton pas rezultatit!
0

Ky është fjalimi prekës i Hillary Clinton pas rezultatit!

0
0

Hillary Clinton ka mbajtur një fjalim tejet emocionues përpara mbështetësve të saj. Ajo ka pranuar rezultatin, duke uruar Donald Trump për fitoren dhe u ka dhënë një mesazh të fuqishëm të gjithëve. Ajo ka shprehur se ai do te jetë një president i suksesshëm. “Trump do të jetë Presidenti ynë dhe i jepet atij shansi për të drejtuar vendin”, është shprehur ajo. Më pas ka vazhduar: “Unë e di sa të zhgënjyer ndiheni ju, se kështu ndihem dhe unë. Kështu janë dhjetëra amerikanë që investuan shpresat e tyre në këtë përpjekje. Dua të kujtoni se fushata jonë kurrë nuk u bë për një njeri, apo një palë, ishte për vendin që duam, për një Amerikë plot shpresë. Unë besoj te Amerika dhe gjithmonë do të besoj. Ne duhet të pranojmë këtë rezultat dhe të jemi pozitivë për të ardhmen.”
Hillary më pas ka folur rreth përgjegjësive të gjithsecilit dhe të drejtave të çdo njeriu, race, besimi, ngjyre, apo bindjeje për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Deklarata e saj, marrë nga Sky News:

https://www.youtube.com/watch?v=Cv4hsmfgRuI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Cv4hsmfgRuI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BLw-2Wig9T7/?taken-by=hillaryclinton&hl=en