Shpërthen humori në rrjete sociale – Çfarë thonë Obama dhe Biden për Trump?
Gazeta gjermane “Spiegel” ka bërë një përmbledhje të humorit, që ka shpërthyer në rrjete sociale pas fitores së Trump. “Humori është ilaçi më i mirë për frikën”, shkruan gazeta. Mijëra amerikanë mbetën të pakënaqur nga fitorja e kandidatit të djathtë dhe disa kanë zgjedhur ta kalojnë me humor këtë situatë. Pikërisht këto batuta interesante që janë krijuar, sigurisht të gjitha të sajuara, “Spiegel” ka vendosur t`i paraqesë në një artikull. Në qendër të dialogëve të inskenuar është Presidenti Obama dhe Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.
Gati të gjitha këto situata të inskenuara kanë në qendër Biden, si një fëmijë sfidues, që përpiqet të planifikojë ligësi dhe plane kundër Trump, ndërkohë që Obama paraqitet si një nënë e arsyeshme, që përpiqet të moderojë mbrojtjen ndaj fëmijës.
Këto shaka sipas “Spiegel”, mund të ndahen në tri kategori:
Refuzimi
Biden nuk do t`ia japë adresën e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, ose teksa Trump të parkojë ai do t`i bllokojë hyrjen. Gjithashtu do t`i bashkohej me qejf protestave anti – Trump. Obama nga ana tjetër duhet të bëjë ç`është e mundur të ndalojë këto mendime të Biden.
Sabotimi
Tani që Trump nuk mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, Biden do të bëjë gjithçka që nga fshehja e çelësave të dhomave, apo edhe bateritë e telekomandës. Ai planifikon rrengje njësoj si “Kevin i vetëm në shtëpi”.
Rrengjet
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BPL_bd3Dqi9/?taken-by=obamawhitehouse&hl=en