Nora dhe Tuna kanë bërë xing. Prej kohësh po flitet për një marrëdhënie dashurie mes Tunës dhe Patrisit, kunatit të Norës, por ende nuk ka një lajm zyrtar. Ndërkohë kunatat e supozuara kanë qenë të ftuara në një event, në të cilin kanë shkuar bashkë, por një detaj u ka shpëtuar. Nora ka veshur një pellush blu të gjatë, deri në fund të këmbëve, në të cilin është dukur bukur. Deri këtu nuk ka asnjë problem, vetëm se të njëjtin pellush e ka veshur edhe Tuna, për një performancë live. Nëse ato e bëjnë pazarin bashkë dhe kanë blerë të dyja të njëtin pellush, apo njëra ia ka huazuar tjetrës, nuk mund ta themi me siguri. E rëndësishmë është që ndihmojnë njëra tjetrën.
Të dyja matchy-matchy:
Sqarim: Te foto e Tunës është efekti i dritave të skenës që ndryshon ngjyrat!