Prej disa javësh u fol mbi një ndarje të mundshme të Majkit dhe Majlinda Zekës. Pasi Majlinda fshiu nga Instagrami çdo postim që lidhej me Majk dhe reperi po ashtu, të gjithë menduan se ky ishte fundi i kësaj marrëdhënie. Megjithatë një lajm nga Majlinda ka trazuar sërish, pasi në të ajo shkruante se po vjen një djalë, e që është një mrekulli. Në fund të postimit Majlinda ka shkruar “djali im” dhe më pas urimet dhe dyshimet kanë qenë të shumta. Nëse çifti nuk është ndarë asnjëherë, por vetëm kanë dashur të shkëputen nga vëmendja e publikut, apo dikush nga familja e Majlindës mund të jetë shtatzënë, këtë s`mund ta themi me siguri, deri në një konfirmim nga vetë reperi.
Postimi i saj:
https://www.instagram.com/p/BNMtw57DUDE/?taken-by=majlindazeka1&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BNMtw57DUDE/?taken-by=majlindazeka1&hl=en
Burimi i fotos: By Frank de Kleine – Pregnant, CC BY 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=18766928